Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Romëve, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu uroi komunitetin rom në ditën e tyre, duke u shprehur se qeverisja e tij ka fokusin dhe detyrimin për përmirësimin e mirëqenies sociale për të gjithë dhe avancimin e përgjithshëm shoqëror.
“Romët janë pasqyra më e mirë e shumëllojshmërisë së qytetit tonë, të cilët bashkë me komunitetet e tjera jetojnë në harmoni me njëri-tjetrin.Qeverisja lokale ka fokusin dhe detyrimin e mirëqenies sociale për të gjithë!Urime Dita Ndërkombëtare e Romëve!”