Ferizaj.31.12.2017. Të dashur qytetarë të Komunës së Ferizajt!
Me rastin e ndërrimit të motmoteve, më lejoni që në emrin tim, familjes sime si dhe institucionit që drejtoj, Komunës së Ferizajt, t’ju uroj në këtë Vit të Ri, shpresë e aspirata të reja, shëndet e mbarësi për Ju dhe familjen Tuaj.
Viti 2018 qoftë për të gjithë ju një vit më i begatë, me më shumë mundësi e energji të reja, me sukese të pafundme për Ju dhe më të dashurit Tuaj.
Uroj gjithashtu që në planin institucional, viti 2018 të kurorëzohet me suksese në punë dhe rritje të kujdesit e shërbimeve ndaj jush, për të cilën ju siguroj se do të angazhohemi pandalur deri në përmbushjen e plotë të zotimeve tona.
Ju uroj gjitha të mirat! Gëzuar Viti i Ri 2018!
I juaji, Agim Aliu Kryetar i Komunës së Ferizajt