Ferizaj

Urimi i deputetit Topalli për Vitin e Ri 2017

By FerizajPress

December 31, 2016

Gëzuar 2017! Viti që po shkon ishte një vit i vështirë, me shumë sfida, vështirësi, probleme dhe tema të rënda për secilin prej nesh. E mbijetuam edhe këtë vit, kundërshtuam të keqen dhe po shpresoj që i hapëm rrugën një viti të mbarë. Tani na ndajnë vetëm edhe pak orë nga viti i ri. Uroj që në vitin që po vjen të kesh shëndet, të punosh shumë dhe të gëzosh frytet e punës tënde dhe ato të punës kolektive. Vetëm atëherë kur jemi te gjithë të gëzuar, të punësuar, të barabartë me njëri tjetrin, mund të themi se jemi të lirë dhe po gëzojmë lirinë për të cilën kemi ëndërruar aq shumë. Edhe njëherë Gëzuar, shëndet dhe suksese në vitin e ri.

Faton Topalli