Ferizaj

Urimi i deputetit Elmi Reçica për Vitin e Ri 2017

By FerizajPress

December 31, 2016

Në prag të ardhjes së Vitit të Ri 2017, shpreh urimet dhe dëshirat më të përzemërta duke ju përgëzuar për një vit të mbarë me të gjitha të mirat për ju dhe familjet e juaja!

Viti që po e lëmë pas ishte vit i sfidave dhe i vështirësive të shumta, pavarësisht kësaj qytetarët gjetën forcën dhe besimin shpirtëror për t’i përballuar këto sfida e për të vazhduar me shpresë për të ardhme më të mirë, urojmë për një vit të realizimit dhe përparimit të mëtejmë të vendit tonë në frymën e unitetit, tolerancës dhe bashkëpunimit.