Ferizaj

Urim i Kryetarit të Hanit të Elezit, Rufki Suma me rastin e 17-Shkurtit, Ditës së Pavarësisë të Republikës së Kosovës

By FerizajPress

February 17, 2020

Me rastin e 17-Shkurtit, Ditës së Pavarësisë të Republikës së Kosovës, në emrin tim personal dhe të Komunës së Hanit të Elezit ju uroj 12 Vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë të Republikë së Kosovës.Kjo datë do të mbetet e shënuar si përmbyllje e një përpjekje të gjatë e çlirimtare, e mbuluar me lavdi, gjak dhe sakrifica të panumërta, që simbolizohet me emrin e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari.Në ditët e mëdha si kjo, t’i kujtojmë vlerat e mëdha të kombit tonë për një të ardhme të ndritur dhe të suksesshme, e cila do të shënojë përmirësim dhe zhvillim më të madh në të gjitha fushat.Le të jet kjo ditë, festë e lirisë dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona.Kryetari i KomunësRufki Suma