Lajme

Urdhëresë për gërmime edhe për një vend në kampusin e UP’së

By FerizajPress

July 15, 2016

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se urdhëresa e Prokurorisë Speciale lidhur me dyshimet për varrezë masive nё hapësirën e kampusit të Universitetit të Prishtinës do tё vazhdojë të ekzekutohet edhe për një vend sipas specifikave tё përshkruara nё urdhëresë.

Sipas komunikatës të Prokurorisë, e gjithë kjo ka ardhur pas koordinimit tё punëve teknike nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore (të asistuar edhe nga Njësia e Hetimeve tё Krimeve tё luftës) me autoritetet komunale dhe ndërmarrjet publike tё Komunës sё Prishtinës, me qëllim të evitimit të dëmeve eventuale në infrastrukturë, respektivisht nё rrjetin e ujësjellësit, kanalizimit, ngrohjes, rrymës etj.