Në një ceremoni mbrëmë në teatrin e qytetit “Adriana” në Ferizajt, është bërë përmbyllja e aktiviteteve kulturore dhe sportive e Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në Ferizajt. Me këtë rast është mbajtur edhe një koncert festiv nga Trupa Artistike Rajonale.
Me këtë rast drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinis dhe Sportit Xhemile Murati-Shabani, ka përgëzuar të gjithë artistet për punën e palodhshme që kanë bërë gjatë këtij vitit.
Poashtu gjatë kësaj ceremonie vullnetar i vitit është shpallur Lorik Krasniqi.
Me këtë rast është bërë edhe prezantimi i punës një vjeçare të sektorit të kulturës.
Poashtu janë ndarë edhe shumë mirënjohje për të gjithë dashamiret e kulturës, rinisë dhe sportit që gjatë vitit që po lemë pas kanë kontribuar në mënyra të ndryshme.