Këshilltari për Siguri të vendit, Tom Bossert, ka thënë se Shtëpia e Bardhë do t’i kërkojë Kongresit amerikan fonde emergjente për të ndihmuar njerëzit, shkruan BBC. Ndërkohë, edhe presidenti amerikan Donald Trump ka premtuar 1 milion dollarë nga paratë e tij për ndihmë.Së paku 37 persona janë raportuar të vdekur që nga e shtuna e kaluar, kur uragani Harvey goditi Texasin.