Ferizaj

Universum angazhon ekspertin gjerman për Studime Duale

By FerizajPress

September 24, 2021

Studimet duale janë programe që kombinojnë studimet akademike me aftësimin profesional osepërvojën profesionale në një kompani dhe mundësojnë kyçjen më të lehtë në tregun e punës.Kolegji Universum zhvillon programin studime duale, përmes së cilit studentëve i’u mundësohetfinancim i plotë i studimeve, punë profesionale [me orar të shkurtuar] gjatë tri viteve si dhepunësim të garantuar.Norbert Marx nga Gjermania, me përvojë 40 vjeçare në Gjermani dhe botë në fushën estudimeve duale dhe bashkëpunimit me industrinë, nga tani është pjesë e Kolegjit Universum. Aido të punoj me stafin e Kolegjit Universum në zhvillimin e programeve per studime duale dhendërlidhjen sa më të fuqishme me kompanitë dhe industrinë. Gjatë kësaj jave, së bashku me Zv.Presidentin e Kolegjit Universum për Inovacion dhe Marrëdhënie me Industrinë, Dr. FilipRuxho, Z. Marx ka vizituar 15 kompani dhe institucione ku janë diskutuar modalitetet ebashkëpunimit dhe mundesitë për financim të studentëve nga kompanitë.Universum është lider në fushën e bashkëpunimit me industrinë dhe mbi 289 studentë këtë vitfinancohen nga kompanitë si: Viva Fresh Store, Baruti AG, ASHA Graphics, BPM Group, MySolutions, Vision Agency, Fox Group, Albina Dyla Company dhe Kolegji Universum.Kolegji Universum vazhdimisht kontaktohet nga institucione të ndryshme për të formuarpartneritete dhe bashkëpunime profesionale që synojnë të kontribuojnë në ekonominë dhezhvillimin e sektorëve në Kosovë. Prandaj, Kolegji Universum është në kërkim të partnerëvecilësorë për të nisur dhe zbatuar projekte që nxisin ndryshime positive në shoqëri dhe rrisinaftësitë dhe njohuritë e brezave të rinj. Programi i studimeve të dyfishtë u mundëson studentëve të Kolegjit Universum të vazhdojnëstudimet akademike gjatë kohës që punojnë në një kompani / institucion të fushës së tyrepërkatëse. Kjo u mundëson studentëve të marrin diploma akademike dhe përvojë profesionale. Për më shumë informata ndiqni faqet në facebook & instagram, kontaktoni në info@universum-ks.org apo telefononi në +383 44 144 062.