Ferizaj

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj lidhë Marrëveshje Bashkëpunimi me Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”

By FerizajPress

October 05, 2016

Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Prof. Dr. Agron Bajraktari dhe rektori i Universitetit të Gjakovës, Prof. Dr. Shaban Buza, nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë dhe shkencës.

Marrëveshja hap mundësinë e shkëmbimit të stafit akademik, shkëmbimin e studentëve, aktivitete dhe publikime të përbashkëta shkencore si dhe çështje dhe aktivitete të tjera me rëndësi për të dyja universitetet.