Ferizaj

Universiteti i Prishtinës hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj

By FerizajPress

September 21, 2020

Universiteti i Prishtinës ka hapur dyert e mundësisë për studentët e rinj.

Universiteti i Prishtinës ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve për vitin akademik 2020-2021.

Përmes një njoftimi në Facebook, UP-ja ka njoftuar se në afatin e parë të konkursit do të pranohen gjithsej 6638 studentë.

“Ju njoftojmë se Universiteti i Prishtinës e shpall të hapur konkursin për pranimin e studentëve në vitin e I-rë të studimeve themelore, për vitin akademik 2020/2021. Gjithsej 6638 studentë do të kenë fatin të bëhen pjesë e UP-së për këtë vit akademik, në afatin e parë të konkursi”, thuhet në njoftim.

Afati i aplikimit do të jetë i hapur deri më datën 30 shtator

https://uni-pr.edu/desk/inc/media/308524D5-4D04-418C-B904-A574F890E195.pdf