Ferizaj

Universiteti i Ferizajt i dhuron pajisje teknologjike Shkollës së Mesme për Teknologji dhe Agrobiznes “Zenel Hajdini”

By FerizajPress

December 08, 2016

Në vazhdën e bashkëpunimit me institucionet edukativo-arsimor, Universiteti Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, i ka dhuruara sot një sasi të pajisjeve të teknologjisë së informimit, Shkollës së Mesme për Teknologji dhe Agrobiznes ”Zenel Hajdini”.

Me këtë rast drejtuesit e këtyre dy institucioneve arsimore e kanë vlerësuar këtë donacion si nismë të bashkëpunimit edhe për projektet tjera Shkolla e Mesme për Agrobiznes dhe Teknologji ” Zenel Hajdini”, ka përfituar sot pajisje të teknologjisë së informimit nga Universiteti i Ferizajt.

Më këtë donacion kjo shkollë po mendon ta kompletoi një kabinet të informatikës.

Rektori i Universitetit të Ferizajt, Agron Bajraktari, ka thënë se këto pajisje janë të vlefshme për shkollën e mesme, duke u nisur nga fakti se këto pajisje, sipas tij, nuk mund të bartin programe të mëdha për nivelin e studimeve që janë në këtë universitet.

Në anën tjetër edhe drejtori i kësaj shkolle, Abdullah Imeri, e ka vlerësuar këtë donacion duke thënë se me këtë është përmbushur një nevojë e kamotshme në këtë shkollë.Madje ka shtuar se me këto pajisje do të kompletohet një kabinet i informatikës që kontribuoj në punën praktike profesionale.

Për më tepër u bë e ditur se niveli i bashkëpunimit të Universitetit me këtë shkollë do të vazhdojnë edhe përmes projekteve tjera Në vazhdën e bashkëpunimit të Universitetit të Ferizajt me këtë shkollë u paralajmërua nënshkrimi edhe i një marrëveshje bashkëpunimi në shumë fusha.