Ferizaj

Universiteti i Ferizajt hap konkursin për pranimin e studentëve të rinj

By FerizajPress

July 11, 2018

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2018/2019, sipas të cilit për këtë vit do të pranohen 487 studentë. Për këtë vit, do të pranohen 410 studentë të rregullt, ndërsa 8 vende janë rezervuar për familjarët e dëshmorëve, 49 për komunitetet joshumicë, 12 për kandidatët nga Mali i Zi, Presheva, Bujanovci dhe Medvegja dhe 8 për kandidatët nga Shqipëria dhe Maqedonia. Këtë vit, kandidatët për studentë të UShAF do të kenë mundësi të aplikojnë në programet: Menaxhemnt i Turizmit dhe Hotelerisë Arkitekturë e Interierit dhe Dizajn i Mobileve Dizajn dhe Konstruksionet e Produkteve të Drurit Inxhinieri Industriale me Informatikë Konkursi do të jetë i hapur deri më 17 korrik 2018, në ora 16:00, ndërsa aplikimet mund të bëhen do ditë (përfshirë edhe ditën e shtunë). Gjatë studimeve, Ju do të keni mundësinë që të aftësoheni përmes pjesës teorike të studimeve që ofron Universiteti dhe nga puna praktike që organizohet në Ndërmarrje.

Të interesuarit për aplikim dhe informim rreth konkursit klikoni në: http://www.ushaf.net/apliko

Për t’u informuar më shumë dhe vazhdueshëm për ato që ofron Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, ju lutemi ta vizitoni faqen tonë www.ushaf.net