Ne Universitetin e Shkencave te Aplikuara ne Ferizaj sot u zhvilluan një takim ndërmjet përfaqësuesve të këtij Universitetit dhe përfaqësuesve të subjekteve hoteliere.
Temë e bisedës ishte bashkëpunimi dhe mundësia e aktivizimit te studenteve për kryerjen e punës praktike.
Rektori i këtij Universitetit, Agron Bajraktari tha se pos bashkëpunimit po bisedohet edhe në drejtimin e harmonizimit të plan-programit të studimeve në drejtimin Menaxhment i Turizmit dhe Hotelerisë.
Në anën tjetër përfaqësuesit e bizneseve te hotelerisë thanë se ky drejtim është shume i mirëpritur dhe se rëndësi duhet shtuar edhe gastronomisë.