Ferizaj

UNICEF dhuron materiale mbrojtëse kundër virusit për shkollat e Ferizajt

By FerizajPress

January 15, 2021

Tash e sa ditë, shkollat e Komunës së Ferizajt, janë të furnizuara tërësisht me materiale higjienike, dezinfektues e pajisje të tjera të dhuruara nga UNICEF me qëllimin e lehtësimin të menaxhimit të pandemisë në sistemin tonë arsimor, në pikëpamje të materialeve mbrojtëse.

 Evlid Ibishi, zyrtari që bëri pranimin e këtij donacioni tha se me këtë kontigjent, është arritur që të furnizohen mjaftueshëm të gjitha shkollat, që më lehtë të menaxhojnë higjienën dhe masat mbrojtëse ndaj COVID-19.

Falënderues për këtë donacion u shpreh edhe Drejtori i Drejtorisë së Arsimit, Afrim Llabjani i cili tha se ky kontigjent por edhe ato të mëparshmet nga organizata e grupe të ndryshme, flasin qartë për solidaritetin dhe vullnetin për të ndihmuar arsimin lokal në kushtet e pandemisë.