Editorial

Unë jam i biri i një dëshmori

By FerizajPress

April 25, 2020

STATUS ME SHKAS

Duke u nisur nga deklaratat e disa individëve, po edhe nga deklarata e fundit akuzuese e Shkëlzen Gashit po e shkruaj këtë status.

Unë jam i biri i një dëshmori, i cili e dha jetën për kauzën e drejtë kombëtare që të jetojmë të lirë të gjithë ne, pa dallim ideje, feje, race e kombi, nuk mund të rri indiferent, deri sa po shoh se si po shkelet e nëpërkëmbet gjaku i dëshmoreve dhe kauza e luftëtarëve të lirisë ..

Kur dëgjoj se ju e akuzuat UÇĶ-në dhe luftëtarët e saj për krime luftë të cilët kinse paskan vrare njerëz të pafajshëm serb e shqiptarë, dhe deklaruat se kjo Ushtri qenka kriminele , atëherë me vjen nder mend te pyes,  se ku e keni strofullin ju ?! Mos e keni ne Beograd… Apo cilës agjenture sekrete i takon?!

Në vend se ti të kërkosh drejtësi për 12000 qytetarë të pafajshëm e të masakruar, për 20000 gra të dhunuara , për mijëra fëmijë të humbur e të zhdukur , ku akoma nënat e tyre presin që të iu kthehet qoftë edhe kufoma ju e njollosni ushtrinë tonë që luftoi kundër një  lufte më të padrejtë në botë që e bëri Serbia.

Kërkoj nga të gjithë që të distancohen nga këto deklarata , si dhe nga kryeministri në detyrë që të pozicionohet në të drejtën duke shkarkuar dhe duke marre ne përgjegjësi individ te tille  për këso deklarata.

Sepse gjaku që është derdhur nuk është ujë, por nga ai gjak ka mbirë liria e këtij vendi.

Kosovar N. Azemi

(Autori është i biri i dëshmorit Njazi Azemi)