UNË DHE QYTETI IM (dedikuar qytetit të FERIZAJIT)
Unë dhe qyteti im ëndrrat i thurim bashk… Bëhemi pionier të paqes Luftëtar të së ardhmesë.
Shpresë dhe dritë e vendit.
Unë dhe qyteti im Nuk jem të shtyer në moshë lindëm si fryt i dashurisë Dhe dëshirës për punë e dije.
Jetë më të mirë për fëmijët tanë.
Të dy së bashku rritëmi dhe duam Të krijojmë një histori të Re njerëzimi Pa dhunë dhe urrejtje Duam të mbjellim paqë e lumturi.
Në çdo cep atdheu dhe zemrën e çdo njeriu. Dëshiratë tona janë si kristal Të gjithëve ju ftojm me ne me ardhë Së bashku në punë dhe fitore të reja Në vend të urrejtjes të mbretron dashuria.
Sepse vetëm kështu, ndërtohet ardhmëria.
Unë dhe qyteti im Kem një emër të përbashkët Askush s‘mundet të na e ndal E kem trashëgim nga gjyshër e baballar.
SHQIPËRI e bekuar e ne bijtë e saj krenar.
Xhevrije Kurteshi Nimani