Lajme

Ultimatumi i PDK-së për Isa Mustafën!

By FerizajPress

March 31, 2017

Deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka theksuar se nëse Qeveria e Kosovës nuk e sjell deri më 7 prill në Kuvend projektligjin për formimin e Ushtrisë së Kosovës, atëherë ata do të kërkojnë vetëbesimin e Qeverisë.

Këto komente deputeti i partisë më të madhe në vend, i ka bërë në emisionin “Target” në RTK, raporton Gazeta Blic.

Sipas tij, përgjegjësinë për Ushtrinë e Kosovës tash e ka Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Isa Mustafa.

Në anën tjetër, deputeti i LDK-së, Nuredin Ibishi ka thënë se është dashur të ketë një koordinim më të mirë më partnerët strategjik ndërkombëtar për çështjen e Ushtrisë së Kosovës, raporton Gazeta Blic.