Si pasojë e reshjeve, të cilat kanë zgjatur për disa orë, edhe një herë qytetarët e Korçës i janë rikthyer veshjes së tyre dimërore dhe çadrave.
Sipas të dhënave, në gjithë qarkun bora ka krijuar probleme në disa nga akset rrugore, ndërsa temperaturat kanë rënë ndjeshëm.
Trashësia maksimale e borës ka arritur në pikën turistike të Dardhës në 10 cm, duke e bërë të detyrueshëm përdorimin e zinxhirëve, ndërsa më pak reshje ka pasur në Voskopjë, ku trashësia ka arritur rreth 7 cm, shkruan Top Channel.
Edhe aksi Qafë Thanë-Pogradec dhe ai i Kapshticës janë prekur nga reshjet e borës, por sipas të dhënave nuk ka pasur trashësi dhe për rrjedhojë as problematika në qarkullim.
Pavarësisht fenomenit të zakonshëm për stinën, situata në akset dhe rrugët e të gjithë qarkut raportohet normale dhe pa bllokime të lëvizjes.
.