Lajme

Ujku rikthehet në Han të Elezit, ngordh viçi pas kafshimit nga kafsha e egër

By FerizajPress

July 11, 2019

Komuna e Hanit të Elezit po vazhdon të ketë probleme me një ujk që kohë më parë u raportua se kafshoi një djalë 8-vjeçar, derisa mbrëmë ka sulmuar edhe një bagëti në fshatin Gorancë, raporton Express.

Sipas disa fotografive të dërguara në redaksi, është bërë e ditur se mbrëmë rreth orës 19:00 ka sulmuar bagëtitë e një banori të këtij fshati.

Bëhet fjalë për Abdulxhelil Kaloshin, derisa, siç mund të shihet edhe nga fotografitë, një viç është sulmuar nga ujku, ku si pasojë e sulmit ka ngordhur.