Lajme

Uji që pihet në Kosovë është kancerogjen. E thonë mjekët e KFOR-it

By FerizajPress

July 05, 2017

Kontingjenti italian me mision në Kosovë ka pirë, të paktën deri më 2016, ujë kancerogjen. Kështu ka thënë mjeku ushtarak, Ennio Lettieri, shkruajnë mediat italiane.  “Uji i analizuar më 2015 përmbante bromat, kancerogjen i klasës 2B, në sasi prej 65/97 mikrogramë-litër. Pas arritjes sime në bazën ‘Film City’ në Prishtinë, më ishte folur  shumë herë për shijen shumë të çuditshme të ujit natyror dhe mineral, që përdorej në mensën ndërkombëtare, palestër por edhe nëpër restorante dhe piceri në të gjithë bazën