Uji papritur mori ngjyrën e zezë dhe shkaktonte një erë të keqë”, kanë thënë banorë dhe vizitorët.
Sipas ekspertëve, gjithçka ka ndodhur për shkak të filtrave që përdoren për pastrimin e ujërave të zeza. Ata kanë shpërthyer duke tronditur banorët, të cilët kanë menduar se ishte shpërthim i naftës.
Uji i zi ishte rezultat i ndryshimit rutinë dhe të domosdoshëm që bëhet çdo vit për pastrimin e vendit.
Ndërkohë, stafi që kujdeset për zonën rreth Ujëvarës së Niagarës në Kanada ka kërkuar falje për alarmin që kanë shkaktuar te banorët dhe turistët.