Sport

UEFA zgjedh golin më të bukur të sezonit nga Liga e Kampionëve

By FerizajPress

August 28, 2018

Cristiano Ronaldo ka fituar çmimin për golin më të bukur të edicionit të kaluar në Ligën e Kampionëve. Sulmuesi portugez u shpall fitues me golin e bukur me gërshërë kundër Juventusit. Ronaldo realizoi në mënyrë të jashtëzakonshme në ndeshjen e parë çerekfinale në Torino, përcjell “lajmi.net”. Ronaldo sot është futbollist i Juventusit ku u transferua nga Real Madrid. /Lajmi.net/