Sport

UEFA shpall futbollistin e vitit nga Europa League

By FerizajPress

August 31, 2018

Antoine Griezmann është shpallur futbollisti më i mirë i sezonit 2017/18 në Europa League. Sulmuesi i Atletico Madridit inspiroi ekipin e tij drejt triumfit dhe është shpërblyer për paraqitjet e tij, përcjell “lajmi.net”. Griezmann nuk ishte në ceremoninë e UEFA-së ku do të tërhiqet shorti i fazës së grupeve në Europa League. Por, ai ka dërguar një mesazh të falenderimit nga Madridi. /Lajmi.net/