Klubi i futbollit të femrave Hajvalia ka njoftuar se ka marrë konfirmimin zyrtar pozitiv nga UEFA për të zhvilluar ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve.
Trajneri i ekipit, Emin Bajrami, ka thënë për koha.net se Hajvalia është gati për sfidën e re dhe tash është duke pritur vetëm mbajtjen e shortit.
“Erdhi njoftimi zyrtar. Na pranuan. Tash me 24 qershor në Nyon, Zvicër, hedhet shorti”, ka njoftuar ai.
Trajneri i kampionit të Kosovës dhe fituesit të Kupës thotë se Hajvalia ka merituar të luajë në Evropë.
“Na ka gëzuar shumë ky lajm sepse e kemi meritu pas gjithë asaj pune që kemi bërë. Kjo është qershia mbi tortë pas titullit kampion dhe Kupës së Kosovës”, është shprehur Bajrami. /Express/