Udhëtonte me makinë, kërcënohet me armë shoferi në Sarandë

By FerizajPress

June 07, 2016

Burime nga policia kanë treguar për SYRI.net se ngjarja ka ndodhur 3 ditë më parë në aksin rrugor Sarandë-Vlorë në fshatin Piqeras.

Të njëjtat burime thanë se, qytetari me inicialet D. S., ka  denoncuar se duke udhëtuar me mjetin tip “Mitsubish Pajero”, është shkëmbyer me një mjetin tip “BMV”, me targë të pa identifikuar.

Gjatë një konflikti të çastit, drejtuesi i mjetit e ka goditur me grusht dhe kanosur me pistoletë. Uniformat blu thanë se, është duke u punuar për kapjen e autorit.

The post Udhëtonte me makinë, kërcënohet me armë shoferi në Sarandë appeared first on Lajminet.