Udhëtimi i shqiptarëve drejt Italisë me anijen ‘Vlora’ (Foto)

By FerizajPress

August 06, 2016

Gazetari Andreas Reich shkruan se pavarësisht urdhrit të rojes bregdetare italiane për të mos lejuar asnjë anije shqiptare në brigjet italiane, anija ‘Vlora’, e shkatërruar dhe e tejmbushur, mbërriti në Itali më 8 gusht të vitit 1991.

Mendohet se në bord ishin 10 mijë shqiptarë. Ata nuk u lejuan të lënë portin dhe kjo u shoqërua me trazira. Italia vendosi t’i deportojë shqiptarët, pavarësisht kritikave të forta ndërkombëtare, sidomos nga Amnesty International. Historia e anijes ‘Vlora’ është përdorur gjerësisht kohët e fundit, në kuadrin e krizës së refugjatëve. Disa politikanë të ekstremit të djathtë në Evropë e kanë përdorur qëllimisht dhe mënyrë manipulative për të ilustruar atë që e pret Evropën nga vala e emigrantëve.

.