Ferizaj

“UDHËTIMI I GJATË DREJT NATËS” shfaqja më e mirë e edicionit të sivjemë të Festivalit të Teatrove në Ferizaj

By FerizajPress

September 05, 2023

Nga 27 Gushti deri më 4 Shtator, 10 shfaqje teatrore nga teatro të gjeografisë shqiptare u shfaqën para publikut fantastik ferizajas, në kuadër të edicionit të 53-të të Festivalit të Teatrove në Ferizaj.

Në këtë festival me trupat e tyre teatrore, morën pjesë Teatri “Adriana” me shfaqjen “Gënjeshtari”, Qendra Multimedia në bashkëpunim me Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” në Tiranë me shfaqjen “Gadjo”, Teatri “Oda” me shfaqjen “Arbri”, Artpolis me shfaqjen “Sober”, Teatri “Hadi Shehu” nga Gjakova me shfaqjen “Antigonat”, Teatri Shqiptar për fëmijë dhe të rinj në Shkup me shfaqjen “Krokodili”, Teatri Kombëtar i Kosovës me shfaqjen “Udhëtimi i gjatë drejt natës”, Teatri i Prizrenit me shfaqjen “Tatuazhi i trëndafilit”, shfaqja “Kërkohet bashkëshort i ri” nga Suhareka dhe Integra me shfaqjen jashtë konkurrence “Unë jam vetë grua”, gjersa pas çdo shfaqje, organizatorët kishin përgatitur edhe ndejat muzikore me artistë të mirënjohur si Shpat Deda, Daff N’Dudes, Shpend Hysaj, Zwada, Nita Latifi, Edona Reshitaj, Erëza Çerkini, Mentor Haziri, La Fazani e ku poashtu pjesë e Festivalit ishin edhe debatet mbi tema të ndryshme të fushës së Teatrit.

Mbrëmë, në natën finale u shpallën edhe çmimet e festivalit, ku drejtorja e Kulturës, Xhemile Shabani ndau çmimin e shfaqjes më të mirë dhe njëkohësisht mbylli edicionin e sivjemë të Festivalit.

NDARJA E SHPËRBLIMEVE

Shfaqja më e mirëTeatri Kombëtar i Kosovës me shfaqjen “UDHËTIMI I GJATË DREJT NATËS”

Regjia më e mirëIlir Bokshi me shfaqjen “GËNJESHTARI”

Aktorja më e mirëAurita Agushi me shfaqjen “TATUAZHI I TRËNDAFILIT”

Aktori më i mirëShkumbin Istrefi me shfaqjen “ARBRI”

Yll në ardhjeZhaneta Xhemajli me shfaqjen “SOBER”

Çmimi SpecialButrint Pashta me shfaqjen “SOBER”

Aktorja më e mire ne rol dytësorArta Selimi me shfaqjen “UDHËTIMI I GJATË DREJT NATËS”

Aktori më i mirë në rol dytësorMumin Abdullahu me shfaqjen “KROKODILI”

Aktori më i mirë në rol EpisodikArben Marevci “GËNJESHTARI”

Skenografia më e mirëBekim Korça me shfaqjen “GËNJESHTARI”

Kostumografia më e mirëNjomza Luci me shfaqjen “GËNJESHTARI”