Sport

U zyrtarizua nga Roma, Nzonzi flet për herë të parë si verdhekuq

By FerizajPress

August 14, 2018

Ai premtoi maksimumin nën fanellën verdhekuqe. Nzonzi u shpreh shumë i lumtur për arritjen e marrëveshjes me verdhekuqët, përcjellë “Lajmi.net”. “Jam shumë i lumtur dhe i kënaqur që jam pjesë e Romës. Ky është një klub i madh dhe nuk mendova dy herë për të pranuar ofertën”, deklaroi Nzonzi. “Shpresoj të jap maksimumin nën fanellën e Romës. Do të japim gjithçka për të fituar trofe”. “I falënderoj tifozët e zjarrtë të Romës që më pritën në aeroport. Unë do të jap më të mirën për ta”, shtoi ai. /Lajmi.net/