Në mesditen e sotme, në ambientet e Palestrës së Sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj u bë shpërndarja nga ana e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale e pakove ushqimore, higjienike dhe veshmbathje për familjet nevojtare në Ferizaj.
Në këtë shpërndarje mori pjesë edhe drejtorja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Abetare Kurti Maliqi e cila tha se ky aksion po vijon tash e sa kohë dhe si e tillë do të vijoj në mbështetje të familjeve në nevojë në Ferizaj.