Ferizaj

U promovua vepra monografike “Infermieria ferizajase” e autorëve Agim Hajdini, Bashkim Mehmeti dhe Rexhep Jakaj

By FerizajPress

June 15, 2021

Sot, në shënim të Ditës së Shëndetësisë në Ferizaj, u promovua libri monografik i financuar nga Komuna e Ferizajt me titullin “Infermieria ferizajase” e autorëve Agim Hajdini, Bashkim Mehmeti dhe Rexhep Jakaj.

Në përurimin e kësaj vepre, mori pjesë drejtorja e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Abetare Kurti Maliqi, e cila në emrin e Kryetarit Aliu i uroi mjekët, infermierët dhe punonjësit shëndetësor, me rastin e Ditës së Shëndetësisë në Ferizaj si dhe botimit të kësaj vepre monografike.

Për veprën, përpjekjen që të dokumentohen vitet e shërbimit në lëminë e infermierisë dhe të tjera të shëndetësisë në Ferizaj folën edhe Selim Bega – Kryeinfermier në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Ferizaj, Linda Viça – kryeinfermiere në Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt, autorët Agim Hajdini, Bashkim Mehmeti e Rexhep Jakaj si dhe Zyrafete Shala – lektore.

Libri përmban të dhëna, historikun si dhe kontributdhënësit për zhvillimin e infermierisë, mamitë dhe punonjësit tjerë shëndetësor në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare dhe Spitalin e Përgjithshëm të Ferizajt. Si e tillë kjo vepër do të shërbej për dokumentimin e të kaluarës dhe hulumtimet e së ardhmes në këtë segment të shëndetësisë ferizajase.