Ferizaj

U përuruan hapësira të reja të ETC-së në Ferizaj

By FerizajPress

December 16, 2016

Qendra tregtare ETC, si pjesë e Elkos group, përuroi sot rreth 40 mijë metra hapësira të reja, afër qendrës së vjetër në Ferizaj. Objekti i ri ka hapësira marketi, hapësira rekreacioni si dhe parking të brendshëm e të jashtëm.

Në ceremoninë e përurimit të objektit të ri, morën pjesë kryeministri Isa Mustafa, kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, zëvendësministra, deputetë, afaristë dhe qytetarë të shumtë. Kryeministri Mustafa u shpreh mbështetës i hapjes së kapaciteteve të reja biznesore, duke e quajtur ETC-në shembull të mirë të bashkëpunimit të shumanshëm, si dhe konkurrent të denjë në rajon dhe më gjerë. Ai shfaqi mirënjohje për këtë kompani për kontributin dhënë hapjes së vendeve të punës dhe për zhvillimit ekonomik në përgjithësi.