Sport

U përjashtua nga ekipi sepse ishte mbipeshë, vëllau i Paul Pogbas “bombardon” trajnerin

By FerizajPress

August 19, 2018

Vëllau i Paul Pogbas, Mathias Pogba, ka folur pas largimit nga ekipi gjerman, Uerdingen. Trajneri i skuadrës e largoi pasi që Mathias ishte mbipeshë, përcjellë “Lajmi.net”. “Është hera e parë që më ndodh një gjë e tillë në karrierën time. Nuk kam asgjë kundër klubit, presidentit apo drejtorit sportiv”, deklaroi Mathias. “Është e paimagjinueshme të thuash që një lojtar të paraqitet për një provim mbipeshë, siç thotë ai zotëria, që nuk thotë të vërtetën”, shtoi ai. /Lajmi.net/