Pandemia e virusit COVID-19 ka shkaktuar jo vetëm dëme njerëzore por edhe ato ekonomike. Të shtyrë nga ky motiv, vlerësuar edhe gjendjen në disa nga segmentet e ekonomisë, sot, koordinatori i Këshillit Ndërdrejtorial për Zhvillim Ekonomik në Komunën e Ferizajt, Mustafa Grainca, mblodhi këtë mekanizëm ku përfaqësohen drejtoritë kompetente komunale, për të diskutuar mbi hapat, planet dhe veprimet që duhet të ndërmerren me qëllim rimëkëmbjen ekonomike lokale pas pandemisë.
Në këtë takim u propozuan disa masa që do të ndërmerren për këtë qëllim e të cilat do t’i propozohen ekzekutivit dhe legjislativit lokal në kuadër të Pakos Mbështetëse për Bizneset Lokale, ideuar e promovuar ditë më parë nga i pari i Ferizajt, Agim Aliu.
Bizneset ferizajase kanë aleat të pandashëm qeverisjen Aliu, andaj edhe ky takim i kësaj strukture me peshë për planifikimin e mbështetjes ekonomike, ka këtë qëllim, hapat konkret të së cilës do të prezantohen ditëve në vijim.