Ferizaj

U mbajt një orë letrare e organizuar nga Klubi letrar “De Rada” nga Ferizaj dhe Shoqata e shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova

By FerizajPress

December 04, 2021

Sot në Galerinë e Arteve në Ferizaj u mbajt një orë letrare e organizuar nga Klubi letrar “De Rada” dhe Shoqata e shkrimtarëve “Oeneum” nga Tetova.

 Pas fjalëve përshëndetëse nga kryetaret e të dy klubeve Zyrafete Shala dhe Behare Neziri, në këtë takim fillimisht u prezantuan dy vëllime me poezi nga autoret e reja tetovare, Amila Idrizi dhe Azra Alija, për të cilat foli redaktori i të dy librave z.Rami Kamberi.

Në vazhdim krijuesit, mysafirë dhe nikoqirë, lexuan poezitë e tyre.

Ky aktivitet shënon fillimin e jetësimit të memorandumit të bashkëpunimit në mes të klubit “De Rada” dhe shoqatës “Oeneum”, që u nënshkrua kohë më parë, por që për shkak të pandemisë nuk u arrit organizimi i ndonjë aktiviteti të kësaj natyre deri më tani.