Dje në sallën e sporteve “Bill Clinton” është mbajtur edicioni i tetë i festivalit të këngës për fëmijë “Diamond Fest”, me 21 fëmijë konkurrentë nga Kosova , Shqipëria , Maqedonia, gjersa e veçanta e festivalit ishte aktorja nga kinematografia turke Ömrum Nur Çamçakalli, e ftuar speciale në Ferizaj si prezentuese e festivalit.
Juria profesionale ishte: Ilir Latifi – Drejtori i Festivalit “Fluturat” – Kumanovë Mr.Artan Rifati – nga shkolla e muzikës në Gjilan Jehona Lumi – Solo këngëtare – Prizren
Fituesit e festivalit ishin Drin Bejta dhe Nida Behrami
Vendi i dytë: Bora Reçica Vendi i tretë: Rozana Velaj Çmimi “Teksti më i mirë”: Ramazan Çeka Kompozitori më i mirë : Rinor Ukimeri Mysafir special ishin Dea Hoxha , Edi Sopa dhe Amela Salihu
Drejtoreshë Artistike: Njomza Mezini