Ferizaj

U mbajt diskutimi i dytë publik me qytetarë për hartimin e projekt-buxhetit 2019-2021

By FerizajPress

July 31, 2018

Ferizaj.31.07.2018. Pasditen e sotme, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga drejtoresha e Financave, Sebahate Ajeti – Sadiku dhe drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi kanë mbajtur diskutimin e dytë publik me qytetarët për hartimin e projekt buxhetit 2019-2021. Këto takime u mbajtën njëri në shkollën “Jeta e Re” në Greme, me banorët e fshatrave: Greme ,Varosh, Doganaj, Zaskok, Gaçkë dhe Rakaj kurse tjetri takim është mbajtur në Nerodime të Epërme në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët ,,Konstandin Kristoforidhi’’ me banorët e fshatrave: Balaj, Pleshinë, Manastirc, Nerodime e Ultë dhe e Epërme, Jezerc si dhe Dubravë.

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu duke prezantuar sfidat dhe mundësitë që ka Komuna e Ferizajt në projeksionet buxhetore, tha se ky buxhet është i pamjaftueshëm për të bartur gjithë ato investime që kërkohen nga qytetarët, porse me mbështetjen edhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës, do t’i jetësoj projektet më të nevojshme për Ferizajn.

“Çdo ditë e kaluar në qeverisjen time do të bëj ndryshim, ndryshim që do të dëshmoj besimin, respektivisht atë çka ju jeni angazhuar dhe keni besuar. Sot kemi për qëllim të bashkëbisedojmë për një dokument të rëndësishëm, që është dokumenti më i rëndësishëm për Komunën e Ferizajt, bisedohet për buxhetin, dokument ky që tregon se kah do të orientohet paraja publike, taksat e qytetarëve. Ne kemi kaluar një fazë të përgatitjes së buxhetit sipas kornizave dhe dokumenteve që vijnë përmes Ministrisë së Financave dhe sigurisht ato i kemi proceduar në Kuvendin e Komunës, dhe Kuvendi i Komunës e ka miratuar Kornizën Afatmesme Buxhetore, por që sigurisht fjala e fundit do të jetë pas dëgjimeve publike me qytetarë. Ajo çfarë është pjesë e këtij dokumenti është se do të kemi një buxhet prej afërsisht 31 milionë euro, është një buxhet që në shikim të parë duket i mjaftueshëm, që mund të inkoorporoj shumë kërkesa , projekte dhe çështje të tjera që janë në shërbim të publikut, qytetarit por fatkeqësia është se kur futemi në shpërndarjen e këtij buxheti, do të shohim se do të kemi kufizime të caktuara. Në rastin e Ferizajt, për vitin 2019, kemi buxhet për investime kapitale prej 10 milionë e 37 mijë euro, dhe për arsye të mos standardizimit të buxhetit, vazhdimësisë së kontratave të lidhura në qeverisjen e kaluar, prej tyre jemi detyruar që 9 milionë t’i parashohim për shlyerjen e borxheve, obligimeve, të kontratave të cilat kanë një vazhdimësi. Dua ta them edhe një fakt se ne deri më tash në vitin 2018, diku afro 7 milionë euro kemi shlyer borxhe, disa të detyrueshme e disa si rezultat i programimit dhe kursimit të parasë publike nga shpenzimet e procedurave. Pavarësisht këtij fakti, ende nuk është lehtësuar rëndesa e Buxhetit të Komunës së Ferizajt. Angazhim i imi është qe ne të mbajmë fjalën dhe ne do të mbajmë fjalën. Atë qe kemi thënë këtu tek ju, do ta realizojmë. Sepse jemi të përgjegjshëm para asaj oferte, por ajo që është, është vështirësi që kërkon këmbëngulësi dhe rezistencën tonë, në bashkëpunim me gjithë akterët tanë në mënyrë që të marrim fonde nga Qeveria e Republikës së Kosovës për të realizuar projektet” tha i pari i Ferizajt, Agim Aliu.

Në anën tjetër, drejtoresha e Financave, Sebahate Ajeti Sadiku ka elaboruar më gjerësisht gjithë projeksionin buxhetor dhe mundësitë që ka Komuna e Ferizajt për investime. Drejtoresha Ajeti – Sadiku, theksoi rëndësinë që ka ky dokument për orientimin e buxhetit, taksave të qytetarëve ferizajas në shërbim të tyre.

Kërkesat e banorëve të fshatrave pjesëmarrëse në këto takime ishin të natyrës infrastrukturore, shërbime publike, si dhe investimet në mjedis dhe projekte të zhvillimit ekonomik.

Në këtë kuadër, drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi, u shpreh se me këmbënguljen e qeverisjes lokale dhe mbështetjen e jashtëzakonshme për kryetarin Agim Aliu nga Qeveria e Republikës së Kosovës, Ferizajt do t’i investohen shumë milionë euro projekte që kanë impakt direkt në zhvillimin e përgjithshëm, veçanërisht në veprat infrastrukturore publike. Ndër të tjera ai njoftoi për ecurinë e projekteve infrastrukturore dhe projektet që synohen të realizohen në këto lokalitete.

Komuna e Ferizajt, përmes këtyre diskutimeve publike për projekt-buxhetin 2019-2021, i cili është dokumenti më i rëndësishëm i cili prek drejtpërdrejt vet qytetarët e Ferizajt dhe nevojat që ata kanë për investime publike, synon që të krijoj mundësinë që vet qytetarët të prioritizojnë nevojat e tyre dhe investimet që duhet të ndodhin në lokalitetet ku ata jetojnë dhe zhvillojnë veprimtarinë biznesore.

Këto diskutime do të vazhdohen edhe nesër më 01.08.2018, duke filluar nga ora 17:00, në fshatin Komogllavë, Shkolla Fillore e Mesme e Ulët ,,Besim Rexhepi” ku do të marrin pjesë banorët e fshatit Gurëz dhe Nikadin, kurse në ora 19:00, takimi do të mbahet në Sojevë në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët ,,Ramadan Rexhepi’’ me banorët e fshatrave: Dardani,