Ai u largua ditë më parë nga klubi të cilit ia kushtoi gjithë karrierën, Juventusit, përcjellë “Lajmi.net”. Sipas “Sport Mediaset”, Marchisio pritet të transferohet te Monaco. 32-vjeçari do të kalojë me parametra zero te klubi francez. Monaco beson që eksperienca e Marchisios, mund t’i kryejë shumë punë në luftën për të arritur objektivat e sezonit. /Lajmi.net/