Ferizaj

U jepet lamtumira e fundit tre anëtarëve të familjes Krasniqi që humbën jetën nga aksidenti në Gjermani

By FerizajPress

October 21, 2020

U është dhënë lamtumira e fundit tre anëtarëve të familjes Krasniqi të cilët humbën jetën si pasojë e një aksidenti në Gjermani disa ditë më parë.

Zaim, Bleon dhe Flori Krasniqi u përcollën në banesën e tyre të fundit, në varrezat e fshatit Rahovicë të Ferizajt në një ceremoni mortore në të cilën morën pjesë familjarë, miq të shumtë.

Të tre pjestarët e familjes Krasniqi vdiqën pas një aksident trafiku që kishte ndodhur në autostradën federale 31 mes lokaliteteve Uhlidngen-Muhlhofen dhe Meersburg, ndërsa po ktheheshin për në Zvicër.