Lajme

U gjet i pajetë në Greqi, identifikohet shqiptari

By FerizajPress

July 16, 2018

 Zbulohet identiteti i të riut shqiptar, i cili u gjet i pajetë në shtetin grek disa ditë më parë. Viktima është shtetasi Dorian Mancellari, rreth 32 vjeç, nga Pogradeci. Familjarët kanë tërhequr trupin e të riut nga morgu në shtetin grek dhe janë duke e transportuar drejt Institutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë. Trupi i të riut do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, edhe pse në shtetin grek është bërë e njëjta procedure. I riu u gjet i pajetë në zonën e Trikallas në Greqi. Mbeten ende te paqarta arsyet pse ka humbur jetën./TCh/