Ferizaj

U eliminua në sy të gruas dhe fëmijës, kush është i riu që ekzekutoi milionerin kosovar

By FerizajPress

January 23, 2020

Detaje të reja janë zbuluar nga vr asja e shqiptarit, Flamur (Alex) Beqiri për Krishtlindje në Britani, pranë vilës së tij 1.5 milion paund.

Sipas mediave, një 22-vjeçar nga Suedia ka rënë në pranga për vr asjen e shqiptarit. Ai është arr estuar në aeroportin e Kopenhagenit në Danimarkë, teksa po kthehej nga Tajlanda.

Flamur ‘Alex’ Beqiri, 36 vjeç, ka qenë i lidhur me disa vr asje të bandave në Suedi, ku dikur ishte një nga burrat më të kërkuar të vendit.

Ai u v ra para gruas dhe fëmijës së tij ditën e Krishtlindjes në Londër. Alexi, ishte vëllai i modeles shqiptare Missé Beqiri.

Misse Beqiri u bë e njohur nga një shfaqje reality dhe ka qenë e martuar me futbollistin Anders Lindegaard. Tani punon si modele dhe është ndër më të paguarat në botë.