Ferizaj

Dezinfektohen objektet shëndetësore dhe xhamitë e fshatrave të Ferizajt (Foto)

By FerizajPress

March 25, 2020

Objektet shëndetësore po dezinfektohen vazhdimisht, për shëndetin e pacientëve dhe mjekëve e infermierëve në shërbim. Sot u dezinfektua edhe Qendra e Mjekësisë Familjare në Neredime.

Edhe Xhamitë e fshatrave Neredime e Ulët dhe e Epërme, Jezerc, Dubravë, Balaj, Pleshinë, Zaskok, Dremjak, Koshare, Slivovë, Kosinë e Lloshkobare u dezinfektuan sot në fazën e parë, kurse në fazën e dytë u dezinfektuan xhamitë e hapësirat përcjellëse edhe të fshatrave Greme, Doganaj, Nikadin, Varosh,Rakaj e Komogllavë