Investimeve të shumta të infrastrukturës rrugore iu shtua edhe afaltimi i rrugës me gjatësi 2 kilometërshe në Greme.
Është rruga “E artë” në këtë fshat që sot u asfaltua. Për të ndjekur punimet në këtë projekt, doli sot, i pari i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi i cili tha se me këtë projekt, asfaltimin e kësaj rruge, lehtësohet qarkullimi i qytetarëve nga ky fshat në zonat përreth si dhe i jep mundësi të shtuara zhvillimi, fshatit Greme.