Ishte lajmi kryesorë në fushën e shtypit rozë. Loredana Zefi gruaja e reperit Mozzik u akuzua përmashtrimin e një çifti zviceran, kështu duke përfituar shuma të mëdha parash e duke i vënë në lajthitje çiftin e moshuar zviceran.Por Mozzik dhe Loredana preferuan të mbanin një konferencë shtypi në Prishtinë, të përfaqsuar nga avokati Tomë Gashi, duke u ‘shfajsuar’ për akuzat që u bënë ndaj tyre.Kjo çështje vazhdon ende të mbetet duke u hetuar nga shteti zviceran, derisa Mozziku me gruan e tij po vazhdojnë të punojnë fort në realizimin e projekteve të tyre muzikore.
Ata kanë marrë edhe më shumë vëmendjen e publikut duke paraqitur nëpër rrjetet sociale jetën luksoze, duke paraqitur vetura të shtrenjta si dhe veshje nga markat më të njohura.Së fundmi po qarkullon një foto ku vërehen shifra marramendëse të veshjes së reperit Mozzik.