Lajme

Tusk: Nuk jemi naiv, Ballkani po destabilizohet edhe nga brenda edhe nga jashtë

By FerizajPress

March 11, 2017

Këto deklarata ai i bëri në fund ta samitit dy ditor të udhëheqësve të BE-së në Bruksel, ku kërkoi mbështetje për vendet e Ballkanit, transmeton lajmi.net.

“Ne nuk jemi naiv. Ballkani po destabilizohet edhe nga brenda edhe nga jashtë, por udhëheqësit evropianë kanë treguar mbështetje të qartë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe perspektivën e tyre evropiane”, u shpreh Tusk.

Ai tha se kryeministrat dhe presidentët e të gjitha shteteve anëtare të BE-së janë të gatshëm të mbështesin reformat evropiane për vendet e Rajonit.

Tusk shprehu shqetësimin e tij për përkeqësimin e gjithë situatës në rajon, por shprehi angazhimin e BE-së që të ruajë paqen dhe stabilitetin, duke synuar vazhdimin e reformave, bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë rajonale.

“Qëllimi ynë është të forcojmë besimin e ndërjsellë dhe unitetin nëdrmjet shteteve”, tha Tusk.

Edhe presidenti i Komisionit Evropian, Jan Claude Junker ka theksuar se ata dëshirojnë një Evropë të bashkuar, dhe se kjo mund të arrihet vetëm me punë dhe raporte të mira mes shteteve. /Lajmi.net/