Lajme

Turqit në Maqedoni nuk e duan Gjergj Dedajn ambasador

By FerizajPress

August 25, 2018

Partia, Lëvizja Turke në Maqedoni, i ka bërë kërkesë kryeministrit Zoran Zaev, që Dedajn ta refuzojë si Ambasador, dhe në vend të tij të kërkojë nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të dekretojë një tjetër person.

Lajmin për Telegrafin e ka bërë të ditur deputeti i Lëvizjes Truke në Maqedoni, Enes Ibrahimi, i cili është në koalicion qeverisës me LSDM-në e Zaevit.

Ai ka thënë se Dedaj duhet t’ju kërkojë falje gjithë turqve në Ballkan, për atë çfarë ka thënë.

“Unë nuk jam pjesë e pushtetit ekzekutiv. Unë jam deputet në parlament. Ne si parti kërkuam që Dedaj të mos jetë Ambasador në Maqedoni, përderisa nuk u kërkon falje komunitetit turk në Ballkan. Si parti për Lëvizjen e Turqve dhe si pjesë e qeverisë kërkuam që në vend të Dedajt, Kosova të dërgojë një tjetër Ambasador”, ka thënë Ibrahimi.

Ndërkaq, ndaj Dedajt, ishte ngritur edhe kallëzimin penal nga drejtori për Ekonomi dhe Financave të Komunës së Prizrenit Ertan Simitçi, për siç ka thënë ai, gjuha e përdorur nga Dedaj është “nxitje e urrejtjes, përçarjes dhe mos-durimit kombëtar, racor, fetar dhe etnik”.

Dedaj, përmes rrjetit social Facebook kishte shkruar se Turqia dhe Serbia synojnë rikthimin e tyre strategjikë në Kosovë, përmes emisarëve të tyre.

Madje, ish-lideri i Partisë Liberale të Kosovës, këto dy shtete i ka quajtur ‘Shtriga të Ballkanit’