Lajme

Turqia u kërkon vendeve myslimane ta njohin Kosovën

By FerizajPress

April 22, 2016

“E shohim Kosovën si njërin nga vendet me të cilat Turqia ka lidhje shumë emocionale”, ka thënë ai. “Këtu jemi edhe njëherë që t’iu bëjmë thirrje vendeve islamike që ta njohin pavarësinë e Kosovës sa më parë që të jetë e mundur”.

Zëvendëskryeministri  i Turqisë, Numan Kurtulmus, të premten u ka bërë thirrje vendeve myslimane që ta njohin Kosovën si shtet.

Kurtulmus e ka dhënë këtë deklaratë, gjatë qëndrimit të tij zyrtar në Prishtinë, ku ka ardhur për të festuar 23 prillin, ditën e Turqve të Kosovës.

“Njohja e pavarësisë së Kosovës, do ta forconte botën islamike”, ka thënë Kurtulmus pas takimit me Presidentin Hashim Thaçi, njofton Klan Kosova.

“E shohim Kosovën si njërin nga vendet me të cilat Turqia ka lidhje shumë emocionale”, ka thënë ai. “Këtu jemi edhe njëherë që t’iu bëjmë thirrje vendeve islamike që ta njohin pavarësinë e Kosovës sa më parë që të jetë e mundur”.

Algjeria, Azerbejgjani, Iran, Iraku, Lebanoni, Maroku, Sudani, Siria, Tunisia, Palestina janë disa nga vendet myslimane që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, shumica për shkak lidhjeve të ngushta që kanë me Rusinë, e cila e përkrah shumë Serbinë në qëndrimin që ka për Kosovën.