Lajme

Turqia kërkon që i dërguari amerikan në koalicion kundër ISIS-it të dërgohet në shtëpi

By FerizajPress

May 18, 2017

Cavusoglu ka thënë se Brett McGurk, i dërguari special i SHBA-së për koalicioni global kundër të ashtuquajturit Shtet Islamik (ISIS) është padyshim duke i mbështetur YPG-në në Siri dhe separatistët e Partisë së Punëtorëve Kurdistian (PKK), transmeton Express.

Cavusoglu ishte dje në Uashington bashkë me presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, i cili u takua me presidentin amerikan, Donald Trump.

Tensionet janë rritur pasi që Trump bëri me dije se do t’i armatosë kurdët sirianë, gjë të cilën Turqia e kundërshton kategorikisht.

Turqia e sheh YPG-në (Unionet për Mbrojtjen e Popullit) si grup terrorist të lidhur me PKK-në, e cila është duke luftuar brenda Turqisë që prej viteve 1980-ta.

Por, javë më parë Pentagoni tha se do t’i armatosë direkt luftëtarët e YPG-së teksa ata lëvizin drejt bastionit të ISIS-it, Raqqa./Express/