Turqia e quan Austrinë “qendër të racizmit radikal”

By FerizajPress

August 05, 2016

Këto zhvillime ndodhën pasi kancelari austriak Christan Kern, të mërkurën tha se Turqia po shkon drejt politikave diktatoriale dhe e shtroi pyetjen nëse Bashkimi Evropian duhet të vazhdojnë negociatat me Turqinë për anëtarësim në BE.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu, të enjten e akuzoi këtë të fundit për shkak të komenteve të këqija ndaj Turqisë.

Ndërkaq, ministri i Jashtëm austriak, Sebastian Kurz, u përgjigj përmes rrjetit social Tëitter duke thënë “Kërkoj nga ministri i Jashtëm turk të tërheq kritikat e tij menjëherë, Turqia duhet të zgjedhë fjalët që do të përdorë në shtëpinë e tyre”.

Kërkesën për ndërprerje të negociatave mes BE-së dhe Ankarasë, e ka refuzuar Presidenti i Komisionit Evropian, Juncker.

.