Turqi, mbahet mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Konsulencës Fetare

By FerizajPress

August 04, 2016

 

Kryetari i Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Mehmet Görmez, i cili shpalli konkluzionet nga mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Konsulencës Fetare, tha se “Atributet me të cilat identifikohet lideri i Organizatës Terroriste Fetullahçı/Struktura Paralele Shtetërore (FETÖ/PDY) nuk mund të asocohen me Islamin. FETÖ/PDY është një lëvizje e fuqive dhe interesave nën maskën e fesë”.

Mbledhja e jashtëzakonshme e Këshillit të Konsulencës Fetare u mbajt në Hotelin Bilkent në Ankara me pjesëmarrjen e ish-kryetarëve të Diyanet-it, përfaqësues të Diyanet-it dhe shumë të ftuarve të tjerë.

Görmez në deklaratën të cilën e bëri para se ti shpallë konkluzionet e mbledhjes e cila u mbajt me temën “Tentativa për grusht shteti më 15 korrik dhe Bashkim kundër Abuzimit të Fesë, Solidarizim dhe Perspektiva e së Ardhmes” dhe zgjati dy ditë, tha se populli turk i cili gjatë tentativës së grusht shteti tradhtar dhe të përgjakur u bë shembull për botën me qëndrimin e tij të guximshëm dhe fisnik. Sipas tij, populli turk i cili mbrojti atdheun, popullin, vullnetin kombëtar dhe sundimin e ligjit, do të përmendet me mirënjohje dhe falënderime gjatë brezave.

Ai duke shpallur konkluzionin e kësaj mbledhje, tha se “FETÖ/PDY nuk mund të vlerësohet si një strukturë fetare”. Görmez theksoi se FETÖ/PDY është një organizatë e cila është kapur në flagrancë nga populli duke tentuar për grusht shteti, organizatë kjo e cila për të arritur deri tek ambiciet e saja të errëta dhe të fshehta të gjitha mënyrat i ka lejuar, që shfrytëzon fenë dhe ndjenjat fetare, ka vjedhur zekatin, sadakanë, kurbanin e popullit, ia ka marrë fëmijën e njerëzve, ka falsifikuar dhe shkatërruar vlerat dhe konceptet kryesore të fesë, ka rekrutuar njerëz dhe mundësi për vete me sjellje dhe qëndrime jo-islame dhe pamorale, duke u infiltruar në të gjitha organe të shtetit.

Görmez tha se “Kreu i kësaj organizate nuk mund të pranohet si ‘dijetar fetar’ ose ‘hoxhë’. Atributet me të cilat identifikohet lideri i FETÖ/PDY nuk mundet të asociohen me Islamin. Sipas Islamit përveç Profetit nuk mund të pranohet ndonjë autoritet dhe udhërrëfyes i pafajshëm dhe padiskutueshëm.”

Ai duke theksuar se askush dhe asnjë strukturë, nuk mund të shikojë veten si përfaqësues absolut i fesë dhe nuk mund të thirrë njerëzit në bindje dhe besnikëri pakusht u shpreh më tej: “Për shkak se bindja dhe besnikëria absolute në Islam bëhet fjalë për parimet të cilat janë caktuar nga Kurani dhe syneti, nuk është e vlefshme sipas Islamit që dikush ta pranojë veten si një autoritet dhe udhërrëfyes i pagabueshëm ose të mund të shikohet nga pjesëtarët e tij kështu. Kjo haptazi është kundër librit të Allahut dhe synetit të Profetit. Në këtë kuadër nuk është e pranueshme që një person të jetë special, i zgjedhur dhe i pagabueshëm, dhe se deklaratat dhe mësimet e tij janë të shenjta. FETÖ/PDY është një lëvizje e qartë e abuzimit të fesë.

Ftesa në Islam, bëhet në rrugën e Allahut dhe Profetit. Ftesa drejt njerëzve, strukturave dhe fraksioneve të ndryshme duke e përdorur emrin e Allahit, është mashtrim i njerëzve duke thënë fe dhe Allah dhe është padrejtësia më e madhe e bërë drejt fesë. Askush nuk e dorëzon vullnetin dhe personalitetin e tij dikujt tjetër. Strukturat të cilat janë formuar duke e keqpërdorur ndjenjat shpirtërore të njerëzve në emër të Allahut dhe fesë nuk janë mundshme që të marrë aprovim nga Islami”.

Duke theksuar se FETO/PDY është lëvizje autoriteti dhe interesi e cila fshihet nën petkun e fesë, Görmez theksoi se krijimi i një strukture botërore, politike dhe ekonomike duke i shndërruar aktivitetet arsimore me dukje fetare në rreth autoriteti dhe interesi, dhe në këtë mënyrë fshehja e të gjitha marrëdhënieve të fshehta dhe të turbullta, në asnjë mënyrë nuk mund të identifikohen me parimet themelore të Islamit. Görmez, nga ana tjetër, vuri në pah se përfitimet dhe krijimi i influencës përmes fesë, nuk ka asnjë bazë fetare.

“Lëvizja FETO/PDY është lëvizje e një mehdiu të rremë”, tha Görmez, duke shtuar se gjatë historisë ka pasur shumë lëvizje përçarëse me karakter mehdior-mesiatik dhe të tilla që janë bazuar në shpifje dhe të pavërteta. Sipas tij, tipari më i spikatur i kësaj lëvizjeje është fshehja, misterioziteti, zotimi, shfaqja karizmatike dhe hipokrizia/dyfytyrësia. Ai theksoi se në kohën moderne, lëvizjet e këtilla përdoren për copëtimin dhe kolonizimin e komuniteteve islame, të cilat shënjestrohen nga arkitektët politikë ndërkombëtarë.

– “Burimet e tyre të njohurive janë të dyshimta” –

Görmez, duke theksuar se burimet e njohurive fetare të FETO-s janë të dyshimta, u shpreh: “Në diskursin gjoja fetar të kësaj strukture, në vend të burimeve të njohurive themelore mbi Islamin më shumë ka ëndrra dhe rrëfime misterioze, ndërsa përmes këtyre janë mashtruar dhe joshur masat dhe është krijuar një mendësi e sëmurë. Veçanërisht duke e përdorur median për këtë qëllim, përmes bisedave, ligjëratave dhe konferencave është manipuluar me fenë. Ata kanë pohuar se në këto biseda dhe ligjërata ka marrë pjesë edhe Profeti, dhe kanë pretenduar se urdhrat dhe udhëzimet për anëtarët e tyre kanë ardhur nga Profeti përmes ëndrrave. Një strukturë e këtillë e cila i mashtron njerëzit dhe e konsideron si të pranueshme këtë metodë për rritjen e autoritetit të vet, nuk është e mundur që të legjitimohet nga feja.

FETO/PDY është lëvizje përçarëse e cila copëton unitetin e umetit islam. Në komunitetin islam janë bashkuar të gjitha medh’hebet shkollat e ndryshme të mendimit dhe kanë krijuar një pasuri të madhe.Megjithatë, Islami ka ndaluar çdo grupim dhe përçarje e cila copëton unitetin, që është themelore për muslimanët. Nuk mund të identifikohet me Islamin një strukturë e cila përjashton gjithsecilin duke e monopolizuar të vërtetën. Si rrjedhojë, nuk mund të pranohet si e pafajshme asnjë strukturë, mendim dhe lëvizje e cila predikon mbi copëtimin e umetit islam.

FETO/PDY është lëvizje e fshehtë e cila në vete nuk ngërthen moralin. Strukturat dhe organizatat që zhvillojnë aktivitete të fshehta fetare, janë të mbyllura ndaj vëzhgimeve dhe veçanërisht burimet financiare nuk i kanë transparente, pa dyshim që brenda tyre përfshijnë edhe çdolloj dyshimi dhe errësire. Së këtejmi, nuk kanë asnjë themel të fortë dhe të vërtetë politikat dhe strategjitë të cilat ndiqen nga një lëvizje e cila përpiqet ta legjitimojë veten duke shpikur argumente fetare. Duke qenë kështu, kjo organizatë ka abuzuar me ndjenjat e njerëzve dhe i ka përdorur ato për qëllimet e veta.”

Ndërkaq, Görmez po ashtu theksoi se kjo lëvizje është lëvizje e pamoralshme, dhe shtoi se korrupsioni dhe keqvajtjet ligjore që i ka kryer, duke filluar që nga mashtrimi me pyetjet e provimeve, me qëllim për ta kapur shtetin duke i futur në administratën shtetërore anëtarët e vet, përbëjnë dhunim ndaj të drejtës së njeriut dhe publikut.

Duke theksuar se Islami nuk do ta pranojë një strukturë të këtillë e cila si mjet themelor e ka pasur metodë organizimi, Görmez tha se “Njerëzit të cilët i prijnë kësaj strukture ose ata që i mbyllin sytë para keqvajtjeve të saj, nuk janë të begatuar me ndërgjegje, moral dhe fe.”

Më tej, Görmez u shpreh se adhurimet që bëhen për Zotin nuk mund të keqpërdoren për qëllimet të ndryshme, duke vënë në pah se themelimi i televizioneve, zhvillimi i punimeve mediatike, organizime të aktiviteteve lobuese me paratë e mbledhura nga zekati dhe kurbanët, dhe alokimi i këtyre parave për shumë fushata parazgjedhore në shtete të ndryshme, po ashtu kurrë nuk do të legjitimohen.

Görmez, duke u shprehur se “FETÖ/PDY është një lëvizje që bën inxhinieri fetare dhe që përçan kelime-i tevhidi-n (kelime-i shehadetin) ai njoftoi se për dhënien e informacioneve të sakta do të njoftojnë Këshillin Islamik Euroaziatik. Görmez ka shpjeguar më tej se me metodën e hapjes së shkollave kryesisht në Turqi dhe në vende të tjera të botës veçanërisht në Azi dhe Afrikë organizata është një pionier i diskursit islam që është bosh përbrenda dhe se ajo ka tretur shpresat dhe energjitë e muslimanëve që jetojnë në këto rajone.

Më tej Görmez pasi ka vënë në dukje se do të përcaktohet hegjemonia e krijuar duke përdorur fenë dhe vlerat e fesë që organizata ka shkaktuar me ndryshimin dhe shkatërrimin e kryer në vendet e Azisë së Mesme, Ballkan, Afrikë dhe në Lindjen e Largët nën emërimin e “vullnetarët e arsimit”, u shpreh se këto përcaktime do të ndahen me ministrat e feve dhe krerët e institucioneve fetare që do të marrin pjesë në Këshillin Islamik Euroaziatik, që do të mbahet në muajin nëntor.

Gjithashtu Görmez, ka shtuar se do të ngrihen komisione për të përcaktuar dëmet që FETÖ i ka shkaktuar fesë dhe se bota e teologëve dhe ajo e çështjeve fetare e kanë të nevojshme të kryejnë punime shkencore për aktivitetet FETÖ dhe të ngjashme me to që abuzojnë me fenë.

Duke tërhequr vëmendjen se për të mos lejuar edhe njëherë që këto struktura fetare të gënjejnë popullin, duhet të rivlerësohen politikat e arsimimit fetarë si dhe të shqyrtohet në këtë kuadër arsimi dhe mësimdhënia e fesë në çdo nivel, Görmez ka theksuar se do të kryhen punime të përbashkëta me shoqërinë civile në mënyrë që të mos formohen struktura të ngjashme dhe të mos kryhen gabime të ngjashme.

“Për arsyen se përgjatë gjithë historisë së republikës në proceset e tensioneve socio-politike të përjetuar mes fesë-shtetit-shoqërisë nuk është mundur të realizohet në të njëjtën kohë dhe në nivel të mjaftueshëm një institucionalizim i veçantë për Turqinë, strukturat e bazuara në fe të cilat kanë dalë në pah nga ky boshllëk i krijuar herë pas here kanë arritur në dimensione sa të dëmtojnë jetën fetare të shoqërisë. Si rezultat i kësaj situate ka bërë që në Turqi të jetë e nevojshme duke përfshirë edhe rishqyrtimin e bazës ligjore të marrëdhënieve fe-shtet-shoqëri. Për të parandaluar dëmet shpirtërore që janë përballuar do të kryhen punime për qytetarët kryesisht për të rinjtë”, u shpreh ndër të tjera Görmez. /AA/

.